“BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor aq sa ne për të”, Rama: Nga fjalët, duhet të shohim vepra premtuese

09:35 | 26 Shtator 2023
A Z

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po merr pjesë në ministerialin euro-ballkanik të ministrave të Ekonomisë nga BE-ja që po mbahet në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë u shpreh se ndihet krenar për faktin se Shqipëria do të organizojë samitin e parë të procesit të Berlinit jashtë kufijve të Bashkimit Evropian.

Rama theksoi gjithashtu se BE-ja ka nevojë për Ballkanin Perëndimor po aq sa vendet e rajonit kanë nevojë për unionin. Sipas kryeministrit, ka ardhur koha që ta kalohet nga fjalët premtuese tek veprat.

“Së pari, jam i nderuar që Shqipëria organizon samitin e parë të procesit të Berlinit jashtë kufijve të BE dhe për këtë më duhet të falenderoj me gjithë zemër kancelarin Scholz dhe ekipin gjerman që ishte mjaft i prirur ta sillte samitin e Berlinit në rajon këtë vit. Jam krenar që Tirana përfaqëson sot rajonin si vendi mikpritës. Së dyti, dua t’ju kujtoj se ky proces ka nisur nën kujdesin e kancelares Merkel në 2014, kur për herë të parë në histori udhëheqësit nga Ballkani Perëndimor u ulën rreth një tryeze për të folur për të ardhmen e vendeve të tyre. Ashtu siç u shpreh Merkel, është rritur një pemë mjaft e fortë dhe e shëndetshme. Tashmë po shohim të marrim frytet sepse pema është pjekur mjaftueshëm për të marrë frytet. Në këtë moment përcaktues për Evropën dhe bashkësinë tona të vlerave që është komuniteti i përbashkët i vendeve të BE dhe Ballkanit Perëndimor, ka ardhur koha të mendojmë jashtë kornizave dhe ajo se çfarë po ndjejmë nga të gjitha komunikimet dhe bisedat me miqtë tanë të mëdhenj të BE-së.

Ne shohim me mjaft interes se në BE ka një bindje më të fortë dhe janë më sy hapur karshi rëndësisë që Ballkani Perëndimor ka për BE. Besoj se nuk e teproj nëse them se BE ka nevojë për Ballkanin perëndimor po aq sa Ballkani ka nevojë për BE. Jemi këtu me ministra dhe zyrtarë të shquar nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe BE që të diskutojmë rreth temave më thelbqësore të këtij procesi që përfshin forcimin e ekonomive tona, duke përfshirë lidhjen me sferën e aktiviteteve ekonomike të BE. Do të duhet të diskutoj për diçka krejt të re, që edhe njëherë 5 vjet më parë, ishte e papërfytyrueshme. Planin e ardhshëm të BE për të mbështetur Ballkanin Perëndimor duke u hapur në disa mënyra që do të na sjellin më pranë BE ndërkohë që për procesin e integrimit çdo vend duhet të bëjë detyrat e veta të shtëpisë.

Nga fjalët premtuese, duhet të nisim të shohim vepra premtuese. Mund të mos biem dakord për shumë gjëra në rajon, mund të jemi ende çështje të rëndësishme të pambyllura në këtë rajon por përmes këtij procesi kemi mësuar se e vetmja mënyrë për t’u marrë është të përpiqemi të biem sa më shumë dakord dhe të bëjmë sa më shumë së bashku, dhe së më shumë kemi bërë gjëra së bashku, aq më shumë kemi parë përfitime.“, theksoi Rama./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme