Shqipëria vazhdon të përfitojë nga Bashkimi Evropian fonde të konsiderueshme që synojnë të forcojnë shtetin në rrugën drejt integrimit në BE.
Këtë vit mbështetja është 82.6 milionë euro dhe ka prioritet sistemin e drejtësisë, siç bëri me dije ministrja e shtetit, Majlinda Dhuka, pas mbledhjes së qeverisë ku u miratua marrëveshja në fjalë.
Por Bashkimi Evropian ka në fokus edhe sistemin e ujit të pijshëm dhe atij në bujqësi, sektor ku Shqipëria duhet të punojë shumë për të arritur standardet e unionit.
Ndaj fondi për këtë fushë, është i lartë.
Fondet IPA jepen çdo vit nga Komisioni Evropian për të gjitha vendet që janë në proces negociues për tu integruar.
FONDET E DHËNA NGA BE
Agjencitë e zbatimit të ligjit 14.9 milionë euro, Vetingu në drejtësi 9.7 milionë euro, Reforma në drejtësi 5 milionë euro, BE për ujin 29 milionë euro, Negociatat me BE 19 milionë euro,BE për Rininë 5 milionë euro./abcnews.al
Kë do të largonte Leo nga shtëpia po të kthente Lelën?, ja c...
Dua Lipa fejohet me Callum Turner
Seuli: Ukraina ka zënë rob një ushtar verikorean
Ministri Peci sot mban konferencën përmbyllëse për media
Kurti dhe Vitia përurojnë sot renovimin e sporteleve në Klin...
Prokuroria Themelore në Prishtinë sot mban konferencën përmb...