BE-ja dënon sulmin ndaj gazetares Lala

19:39 | 30 Gusht 2018
Arbresh.info

Delegacioni i BE në Tiranë ka reaguar pas sulmit me armë të banesës së prindërve të gazetares Klodiana Lala.

Me anë të një postimi në “Twitter”, delegacioni i BE dënon sulmin duke përsëritur mbështetjen për gazetarët në vijën e frontit të raportimit mbi krimin e organizuar në Shqipëri, ndërsa kërkon hetim sa më të shpejtë të ngjarjes.

“Dënojmë sulmin kundër gazetarit investigative Klodiana Lala dhe përsërisim mbështetjen tonë më të fortë për gazetarët në vijën e frontit të raportimit mbi krimin e organizuar në Shqipëri. Ne ftojmë autoritetet që të hetojnë plotësisht dhe menjëherë ngjarjen”, mbyllet reagimi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme