Në konferencën e dytë ndërqeveritare në Luksemburg, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u shpreh se vendi i tij i ka përmbushur kushtet e Bashkimit Europian, ndërsa shtoi se janë bërë përparime dhe shumë reformat e ndërmarra kanë sjellë sukses.
Rama tha se BE-ja është treguar e padrejtë duke theksuar se Shqipëria nuk ka plan B, shkruan Arbresh.info.
“ Kjo sot përbën një arritje të madhe qoftë për Shqipërinë edhe për BE dhe shënjon një gur themeli në rrugëtimin e përbashkët. Dje isha në Berlin dhe një gazetar më pyeti nëse Shqipëria ka një plan B nëse BE vonon procesin sic ka bërë në të shkuarën. Ndonjëherë BE është treguar edhe e padrejtë, u tregua edhe e padrejtë ndaj nesh. Megjithatë ne shqiptarët nuk mund të kemi një plan B kur vjen fjala për lirinë individuale, apo sundimin e ligjit. Zgjidhja e një alternative ndaj anëtarësimit të plotë në BE do të ishte të hiqje dorë nga mënyra e jetesës. Për ne nuk është retorikë pro europiane është çështje jete apo vdekje për ëndrrën tonë për t’u lënë brezave tonë një vend ku liria funksionon për gjithkënd. Shqipëria ka përmbushur të gjitha parakushtet për nisur këtë fazë të anëtarësimit. Kjo duke nxitur një sistem gjyqësor më transparent dhe në historinë tonë për herë të parë po shohim hetime të profilit të lartë dhe figura politike që po gjykohen apo dënohet pavarësisht lidhjeve politike. Do ta bëjmë këtë, institucionet tona të reja të drejtësisë po shënojnë përparime domethënëse krahas agjencive ligjzbatuese të partnerëve europianë. Do ta bëjmë këtë duke vazhduar edhe më tej. Ne kemi zbatuar një kuadër ligjo bazuar në standard të këshillit të europës”, tha Rama./Arbresh.info/
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...
Ish-koloneli për armatimin: Banjska qe e përgatitur, aksione...
“Fëmijët nën 16 vjeç pa rrjete sociale!” Australia, gati nda...
Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ish...