Negociatat e pranimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian diskutohen sot në takimin e Këshillit të Punëve të Jashtme të bllokut. Në përgjithësi krerët e diplomacisë së 27 vendeve anëtare do të diskojnë angazhimin e tyre me partnerët në Ballkanin Perëndimor.
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borrell do t’u paraqesë ministrave një dokument strategjik, ku shprehet qëllimi i qartë i hapjes së negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.
Synimi i Komisionit është thirrja e konferencës së parë ndërqeveritare për Shqipërinë në muajin Qershor, pas vlerësimit pozitiv që vendi mori për organizimin e zgjedhjeve të përgjithshme të 25 Prillit. Pritet të merret një vendim edhe për ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut pasi kjo e fundit vazhdon të ketë mosmarrëveshje me Bullgarinë për çështjet historike.
Vendimi përfundimtar për negociatat i takon Këshillit Europian. /Klan News/
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...
Bedri Hamza merr mbështetje nga Taulant Xhaka
”Nëse e nxen përpara, ta jap dorën!”, Edi e Driloni në betej...