Mediat ndërkombëtare shkruajnë se shqiptarët po votojnë në një situatë të tensionuar politike, në zgjedhjet vendore të bojkotuara nga opozita. Një test për demokracinë në ish vendin komunist.
E diela e votimeve është në vëmendjen e mediave ndërkombëtare prestigjoze të cilat njëzëri raportojnë se shqiptarët po votojnë në një situatë të tensionuar politike.
BBC raporton se po votohet në zgjedhje që kanë përçarë vendin, të bojkotuara nga opozita.
Më tej City News shkruan se shqiptarët pritet të vendosin për kryebashkiakët e rinj, në një konflikt të tensionuar politik.
Agjencia turke e lajmeve TRT e cilëson të dielën e 30 qershorit si një test për demokracinë në vendin ish komunist. Ku opozita e mbështetur nga presidenti ka bojkotuar zgjedhjet duke akuzuar qeverinë për korrupsion dhe duke këmbëngulur në zgjedhje të reja parlamentare. Por pavarësisht kësaj qeveria po vazhdon e vendosur në procesin zgjedhor.
Radio Evropa e Lirë i cilëson këto si zgjedhje të rëndësishme vendore pas disa javësh protestash, me liderët e opozitës që refuzojnë të njohin rezultatet. Qëndrim imbështetur dhe nga presidenti Ilir Meta I cili ka shpallur 13 tetorin si datën e zgjedhjeve në vend. Më tej shkruhet se janë 3.5 milion shqiptarë me të drejtë vote dhe pse popullsia është 2.9 milionë, por shifrës totale i shtohet numri i shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit
Shqipëria voton në zgjedhje që kanë përçarë vendin shkruan Al Jazeera. Partitë e opozitës kanë refuzuar të nxjerrin kandidatët e tyre dhe u kanë thënë votuesve të qëndrojnë në shtëpi. Ndërsa Partia Socialiste pritet t’i heqë opozitës dhe pjesën e mbetur të pushtetit në zgjedhjet vendore që kanë përçarë vendin dhe komunitetin ndërkombëtar./Arbresh.info/
Policia në Zubin Potok gjen uniforma, municion dhe pajisje t...
Shqipëri, shtohen rastet e përdorimit të dhunës mes të mitur...
Xheneta zbeh pëlqimin për Gjestin: Dua një partner që fjala ...
SHBA vendos veto ndaj rezolutës së OKB-së që kërkon armëpush...
Manchester United ëndërron të mposht Real Madridin për të në...
Xheneta: Nuk do t’ia lejoja partnerit tim këngëtar që femrat...