Në një dokumentar të publikuar nga BBC, flitet për regjimin diktatorial të Enver Hoxhës në Shqipëri, i cili zgjati rreth 40 vite, nga ku u vranë dhe u ekzekutuan shumë njerëz. Po ashtu u ndalua predikimi i fesë dhe u prishën kishat dhe xhamitë.
Gazetari Andrew Hosken i BBC-së flet edhe për Nikolin Kurtin i cili zbuloi një varr masiv në afërsi të Tiranës në Shqipëri teksa ai ishte në kërkim të eshtrave të xhaxhait të tij katolik, që u vra nga regjimi i Enver Hoxhës, shkruan opinion.al
“Për rreth 40 vite Shqipëria, një shtet me një popullsi 3 milion banorë ka qenë e shkëputur nga bota. Por çfarë ndodhi me 6 mijë njerëz të zhdukur përgjatë regjimit komunist…?
Në qendër të Tiranës ndodhet Piramida një muze simbolik i atij regjimi.
Nikolin Kurti rrëfen për xhaxhain e tij i cili ishte një Prift katolik në kishën e Tiranës, por pasi regjimi diktatorial ndaloi predikimin e fesë, atë e detyruan të punonte në kooperativën bujqësore. Për shkak se në fshehtësi ai predikoi fenë katolike ku dhe bënte pagëzime të kërkuara nga besimtarët në mënyrë të fshehtë, ai u ekzekutua nga regjimi i Enver Hoxhës. Varri i tij dhe i shumë njerëzve që u ekzekutuan në atë kohë ende nuk dihen.
Të afërmit e të zhdukurve i kanë bërë kërkesa kryeministrit aktual Edi Rama për gjetjen e eshtrave të të humburve dhe kthimin tek familjarët e tyre ”, shkruan BBC /Përshtatur për Opinion.al
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...