Google ADS

Baza e demokratëve fundos Tabakun, Bozdon dhe Pampurin…nuk i duan më si deputetë!

08:30 | 11 Tetor 2020
L G

Rezultatet e para të votimit në Tiranë po tregojnë një trend surprizë në mënyrën se si demokratët e kryeqytetit e kanë parë listën e përcjellë nga komisioni i vlerësimit të kandidatëve, që më shumë sesa listë garuese ishte një liste kompromisi. Dhe kur vjen puna tek vota apo tek fjala për të zgjedhur, baza nuk fal.

Burime për gazetën “Si” thonë se nga numërimet e degëve të para rezultati ka rezultuar surprizë për njerëz të afërt apo të promovuar nga vetë Lulzim Basha që janë edhe anëtarë të kryesisë së PD.

Ad by Valueimpression

Enno Bozdo mësohet se ka marrë më shumë vota kontestuese në degën numër një, ndoshta edhe pse profili i tij nuk i shkon fort asaj zone.

Në degën numër dy një tjetër emër i njohur i kontestuar nga baza është as më shumë e as me pak se Ivi Kaso, Sekretar për Cështjet Zgjedhore në PD njëkohësisht anëtar i kryesisë.

Surprizë rezulton edhe kandidatura e Oriola Pampurit.

Një ndër figurat më të promovuara nga Basha por që sa duket nuk është përkthyer në mbështetje për të në degën numër 11. Ajo ka garuar mes kandidatëve Ahmet Prençi, Suada Vathi dhe Vebina Resuli. Pampuri mësohet se ka marrë 205 vota kontestuese.

Megjithatë, përpos votave kontestuese Enno Bozdo, Ivi Kaso dhe Oriola Pampuri kanë mundur që të mos kapin kufirin e 20%-it duke kaluar në listën e fituesve. Surprizë po duket numërimi edhe në degën numër 8 ku vota kontestuese mësohet se ka marrë edhe ish-deputetja dhe një nga figurat qendrore të partisë, kryesisht për çështje ekonomike, Jorida Tabaku.

Tabaku ka kaluar në listën fituese, por votat kontestuese ndaj saj nuk kanë qenë të pakta, ndryshe nga sa pritej. Tabaku mësohet se ka marrë 70 vota kundër emri i dytë më i kontestuar në degën numër 8 pas Eni Kasmit që ka marrë 166 vota kontestuese.

Në degën numër 7 më shumë vota kontestuese ka marrë Taulanta Jupi një nga aktivistet kundër prishjes së Teatrit që sa duket levizja e saj nuk ka ngjitur tek elektorati i kësaj dege, edhe pse anëtare e Këshillit Kombëtar e PD-së

Në degën numër 9 më shumë vota kontestuese mësohet se ka marrë ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, 94 vota. Kandidatët më pak të kontestuar në këtë degë mësohet se janë Robert Budina me 20 vota dhe Grida Duma me 16 vota kontestuese.

Është mbyllur gjithashtu numerimi për Kamzën. Kanë kaluar të gjithë kandidatët, por është vënë re votë kontestuese për ish-kryetarin e Bashkisë, Xhelal Mziu.

Mziu mësohet se ka marrë 270 vota kontestuese edhe pse larg kufirit të votave kontestuese që në Kamëz duhet të ishin 600 për tu skualifikuar. Edhe Mziu kalon në listën fituese ashtu si gjithë kandidatët e tjerë të kësaj dege.

Megjithatë, nga rezultatet e para duket se vota kontestuese ndaj emrave më sipër tregon se, Tirana demokrate di të tregojë se voton ndryshe. Dhe surprizë madje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme