Google ADS

Batutë koronavirusi/ Rama arkitektit italian: S’ta jap dorën se vjen nga Italia, s’i dihet kurrë

13:21 | 7 Mars 2020
Arbresh.info

Teksa gjendej në Shijak, në një bashkëbisedim me qytetarët e prekur nga tërmeti, pas kryeministrit Rama, fjalën e mori një arkitekt italian.

Përpara se ky i fundit të fliste, kryeministri hodhi një batutë “koronavirusi”.

“Nuk ta jap dorën se ti vjen nga Italia, nuk i dihet kurrë. Nuk është çështje karshillëku apo trimërie, por çështje sigurie”, u shpreh ai.

Ju kujtojmë se nga ana e ministrisë së Shëndetësisë si dhe nga vetë drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino (pak më parë ishte në një konferencë për shtyp) iu është kërkuar njerëzve që vijnë nga vendet e prekura (Italia, njëra prej tyre) të vetëkarantinohen dhe të shmangin kontaktet me personat e tjerë./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme