Bastet, Rama sulmon opozitën: Nuk u shtuan, por u formalizuan

15:33 | 27 Tetor 2018
Arbresh.info

Në turin e takimeve jashtë Tirane, Edi Rama sot u fokusua te ligji që parlamenti miratoi këtë të enjte për mbylljen e kumarit. Ai i ktheu përgjigje edhe akuzave të opozitës.

Me gratë e Lushnjës Edi Rama foli gjatë për bastet dhe ligjin e miratuar të enjten e kaluar që parashikon mbylljen e këtij aktiviteti më 1 janar në të gjithë vendin.

Kryeministri replikoi edhe me opozitën, që e akuzon se lojërat e fatit u shtuan gjatë qeverisjes së tij, duke thënë se ato nuk u shtuan, por u formalizuan pas operacionit “Fundi i Marrëzisë”.

Rivalëve Rama u la takim në zgjedhje, duke u shprehur i bindur se nuk mund ta mposhtin, transmeton top channel.

“E kanë zgjedhur vetë rrugën e shkatërrimit, në zgjedhje do ta kuptojnë. Nuk na mundin dot ne”, tha Rama.

Për një gjë theksoi se nuk ka ndërmend t’i falë, akuzat për shpifje. “Do paguajnë kokërr më kokërr, do përballen me një lum gjyqesh”, u shpreh ai.

Erion Brace që nga Parlamenti të enjten tregoi si ishin kërcënuar deputetët socialistë, këtë herë kishte një merak me analistët.

“Një pjesë e tyre janë edhe bixhozxhinjsh. Duam që 700 milionë euro të kthehen në xhepat tuaj”, u shpreh Braçe.

Brace theksoi se që nga enjtja kanë qenë të shumta mesazhet mbështetëse që ai dhe socialistët e tjerë kanë marrë për këtë vendim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme