Bashkimi Evropian (BE) njoftoi se për Shqipërinë është siguruar një mbështetje financiare prej 90 milionë eurosh për pandeminë e koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Komisioni i BE-së deklaroi se për Shqipërinë është lëshuar kësti i ri i kredisë në kuadër të programit të mbështetjes makro-financiare i përgatitur ndaj efekteve ekonomike të COVID-19.
Në deklaratë vihet në dukje se Shqipëria ka përmbushur kushtet në fushat si financat publike dhe lufta me korrupsionin dhe mbrojtjen sociale. Bashkimi Evropian ka siguruar 90 milionë euro në kuadër të programit të mbështetjes, thuhet në deklaratën në të cilën theksohet se BE-ja në kuadrin e programit të mbështetjes makro-financiare në fjalë ka siguruar për Shqipërinë gjithsej 180 milion euro.
BE-ja mund të ofrojë mbështetje makro-financiare për vendet përreth saj në periudha të krizave.
Për lirimin e mbështetjeve financiare në fjalë nga BE-ja, është e nevojshme që të përmbushen disa kushte.
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të Federatës së S...
Sherri blindon vendin e titullarit tek Cagliari, rivali i ti...
163 efektivë të arrestuar në Shqipëri, 444 punonjës policie ...
Arrestohen katër persona në Gjakovë për vjedhje identiteti d...
Kurti mori pjesë në ceremoninë “Laureatët 2024” ...
Marrje ryshfeti/ Arrestohen dy zyrtarë komunalë në Graçanicë...