Ditët e fundit, qytetarët që udhëtojnë përmes “Unazës së vjetër” të kryeqytetit kanë parë një transformim të madh të saj.
Falë ndërhyrjes së Bashkisë së Tiranës, gjatë verës, është bërë i mundur rehabilitimi i gjurmës së “Unazës së Mesme”, me qëllim përmirësimin e sistemit të qarkullimit për automjetet dhe shtimin e korsive për biçikleta.
Përmes këtij investimi është ndërhyrë në disa segmente të Unazës për përmirësimin e qarkullimit të automjeteve, veçanërisht në kryqëzime, duke realizuar korsi të dedikuar për biçikleta përgjatë bulevardit “Zhan D’Ark” dhe bulevardit “Gjergj Fishta”, si dhe duke riasfaltuar segmentet e amortizuara të “Unazës së Mesme”.
Ky projekt ka sjellë për kryeqytetin edhe një revolucion në mënyrën e transportit publik. Duke filluar nga “Bërryli”, te Ministria e Jashtme e deri te “Vasil Shanto”, pjesa e korsisë së lumit të Lanës do të jetë e dedikuar për biçikleta, ndërsa pjesa tjetër për transportin publik dhe makinat private. Autobusi do të ketë korsi të dedikuar, duke inkurajuar në këtë mënyrë transportin alternativ, transmeton top channel.
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...