Të gjithë punonjësit e sektorit të mbështetjes e logjistikës në Drejtorinë e Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin, njohur ndryshe edhe si shërbimi zjarrfikës do të përfitojnë rritje page.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ka propozuar sot Këshillit Bashkiak projektvendimin “Për miratimin e nivelit të pagave të punonjësve të sektorit të mbështetjes e logjistikës së shërbimit zjarrfikës, i cili vjen në kuadër të ndryshimeve në legjislacionin e pagave si dhe të rritjes së nivelit të pagave në nivel qendror dhe vendor. Në kuadër të rritjes së nivelit të pagave në rang vendi, Këshilli i Ministrave ka miratuar nivelet e pagave për gradë dhe shtesave mbi pagë.
Duke qenë se në organigramën e MZSH-së pozicionet mbështetëse të logjistikes nuk përfshihen në funksionet me gradë dhe rrjedhimisht nuk kanë referencë page në vendimin e Këshillit të Ministrave, del i domosdoshëm miratimi i nivelit të pagave edhe për këto kategori. Propozimi parashikon:
1. Shtesa për vjetërsi në punë për kategorinë I të jepet në masën 2% pas çdo viti pune, deri në 25 vjet, dhe të llogaritet mbi pagën e grupit.
2. Shtesa për vjetërsi në punë për kategorinë II të jepet në masën 1% pas çdo viti pune, deri në 25 vjet, dhe të llogaritet mbi pagën bazë.
Aplikimi i pagave të reja për këto kategori propozohet të fillojë nga data 1 Mars 2017 dhe efektet financiare të rritjes së pagave do të përballohen nga buxheti i MZSH-së për vitin 2017. Pra të gjitha kategoritë që përfitojnë nga ky vendim do ta përfitojnë rritjen që nga 1 marsi i këtij viti. Në fakt kjo nuk është hera e parë që Bashkia e Tiranës bënë rritje për paga dhe trajtimin e punonjësve të shërbimit zjarrfikës si shpërblim dhe vlerësim për punën që ata kanë bërë gjatë këtij viti, si në momentin e ngricave në Janar ashtu edhe gjatë emergjencës së zjarreve në verë.
Vetëm pak javë më parë Këshilli Bashkiak miratoi një tjetër vendim sipas të cilit punonjësit e shërbimit zjarrfikës në kryeqytet morën një pagë shpërblim dhe një shtesë page prej 25% për punën e kryer jashtë orarit zyrtar. “Ne kaluam edhe shpërbim edhe shtesat e pagave për zjarrfikësit. Ajo që na u bë me dije është se ka disa punëtorë të logjistikës që ndoshta nuk kanë statusin zjarrfikës por që janë pjesë e gjithë operacioneve të shpëtimit, të shuarjes së zjarrve apo të emergjencave që gjithashtu duhen trajtuar”, u shpreh Veliaj.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...