Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi mbrëmjen e sotme bonusin e qirasë për 554 familjet e para, shtëpitë e të cilave janë bërë të pabanueshme për shkak të tërmetit.
Pas përgatitjes së dosjeve në një kohë rekord, Bashkia e Tiranës ka bërë të mundur kalimin e listës së parë të familjeve të prekura nga tërmeti i javës së shkuar që kanë aplikuar për bonos qiraje me kushtet e tregut.
Masa e bonusit të qirasë është përcaktuar në bazë të njësive të banimit.
Të gjitha këtyre familjeve bonusi i qirasë do ti kalojë që gjatë ditës së nesërme në llogaritë e tyre bankare.
Ndërkohë që Bashkia e Tiranës do të vijojë të miratojë listat e tjera për të gjithë ata që po aplikojnë për tu trajtuar financiarisht për përballimin qirave të apartamenteve në Tiranë./tch/
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë