Bashkia e Tiranës vijon të japë dëmshpërblime për të prekurit nga tërmeti shkatërrues i 21 shtatorit.
Krahas rindërtimit të gjithë banesave të shkatërruara plotësisht nga tërmeti, Bashkia po vijon edhe me dhënien e dëmshpërblimit për ato familje të prekura nga tërmeti i 21 shtatorit.
Këshilli Bashkiak ka miratuar listën me emra e 302 familjeve që kanë pësuar dëme ndërtimore, si pasojë e tërmetit të datës 21 shtator 2019 dhe përmbytjes së datës 23 shtator 2019, ku janë evidentuar dëme të shumta ndërtimore.
Drejtoria e Emergjencave Civile në cilësinë e strukturës përgjegjëse për mbrojtjen civile, në nivel vendor, ka plotësuar dhe verifikuar dokumentacionin në të gjithë territorin e Bashkisë së Tiranës.
Pas përfundimit të punës në terren, stafi i njësive administrative në bashkëpunim me qytetarët ka plotësuar dosjet për secilin prej tyre me dokumentacionin e plotë tekniko-ligjor dhe i ka përcjellë pranë Drejtorisë së Emergjencave Civile, për t’i hapur rrugë procesit të vlerësimit të këtyre praktikave.
Pas verifikimit të dosjeve për saktësinë e dokumentacionit, Drejtoria e Emergjencave Civile i ka përcjellë për vlerësim në Këshillin e Qarkut Tiranë. Për shkak të situatës emergjente të krijuar, është punuar me orar të zgjatur dhe për një pjesë të praktikave ka përfunduar edhe procesi i vlerësimit nga grupi i ekspertëve në Këshillin e Qarkut, të cilat janë përcjellë nga ky institucion në Drejtorinë e Emergjencave Civile, Bashkia Tiranë./tch/
Berisha pa të ardhme tek Hoffenheimi, pritet të largohet nga...
La shtëpinë por mori mijëra ndjekës në Instagram, Gjesti vaz...
Pas dy klubeve italiane edhe Dortmundi interesohet për huazi...
Ahmeti, BE-së: Projektligjin për Liritë Fetare po e bllokojn...
Shkon në 126 numri i viktimave nga tërmeti në Tibet
Liria ndahet me tre futbollistë, njëri ndër ta gardiani Ymer...