Google ADS

Bashkia e Tiranës dhurata për fëmijët në nevojë për festat e fundvitit

18:04 | 30 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Bashkia e Tiranës është kujdesur që të jetë pranë fëmijëve që vijnë nga familje me vështirësi ekonomike.

Bashkia shpërndau dhurata për fëmijët duke u krijuar edhe atyre mundësi për të buzëqeshur dhe gëzuar në këto ditë festash. “Me Operacionin Kutia, Bashkia e Tiranës, SFI dhe ADRA, organizuan së bashku aktivitete festive për gjithë fëmijët e 27 Njësive Administrative të Tiranës. Le të dhurojmë sa më shumë dashuri e buzëqeshje, që janë ylli në krye të pemës për këto festa”, shkruan Veliaj.

Ndërkaq, në të gjitha njësitë administrative të kryeqytetit, Bashkia po shpërndan dhurata, por edhe ndihma duke qenë pranë atyre që kanë më nevojë.
Gjithashtu, të gjithë Qendrat Sociale të Bashkisë së Tiranës janë të hapura duke ofruar një vakt të ngrohtë për ata që janë të vetmuar apo në vështirësi ekonomike./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme