Bashkia e Tiranës dhe Banka Evropiane për Investime kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për një paketë financiare prej 11 milionë euro. Sipas kryetarit të Bashkise Erion Veliaj ato do të përdoren për projekte me impakt në kryeqytet.
Rreth 11 milionë euro do të shkojnë për realizimin e projekteve me impakt të drejtpërdrejtë në cilësine urbane të kryeqytetit.
Bashkia e Tiranës ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Bankën Evropiane të Investimeve, për një paketë financiare në formë granti dhe kredie.
“Jam shumë i lumtur dhe ndihem jashtëzakonisht mirë që ia kemi mbërritur ditës që Bashkia e Tiranës të ketë një bashkëpunim konkret me Bankën Evropiane të Investimeve. Gjithmonë i bëjmë pyetje vetes çfarë është Evropa: është vetëm një familje politike apo edhe një familje ekonomike? Apo është ndoshta një familje solidare? Ky është një moment fantastik ku në hyjmë në një raport special të një pakete financiare 11 milionë euro e gjysmë, për Bashkinë e Tiranës. Një pjesë është marrëveshje grant, një pjesë tjetër është kredi, sepse besoj që Tirana ka nevojë të trajtohet si një partner serioz”.
“Është një kënaqësi e madhe të jem këtu për të firmosur këtë marrëveshje bashkëpunimi me qytetin e Tiranës. Së bashku, do të financojnë 11 milionë euro, që do të mundësojnë përfitime për qytetin e Tiranës. Është kënaqësi, pasi ky është fillimi i një bashkëpunimi të madh me qytetin e Tiranës. Kjo është ajo ku ne duam të shkojmë, bashkë me Fondin Evropian në bashkëpunim me Delegacionin Evropian këtu në Tiranë. Besojmë se ky projekt do ta bëjë Tiranën edhe më të bukur”.
Kryebashkiaku Veliaj renditi një sërë projektesh të rëndësishme të Bashkisë së Tiranës si në transport, mbrojtjen e mjedisit etj. ndërsa theksoi se ky është fillimi i një marrëdhënieje të re. /abcnews.al
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...