Dy familje të tjera nga Thumana që humbën njerëzit e tyre si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit janë sistemuar në banesat sociale në Tiranë. Bashkia e Tiranës ka mundur të akomodojë në një kohë rekord familjen Vata me pesë anëtarë në një hapësirë 1+3 banimi dhe sistemimin e familjes Kabili, e përbërë me tre anëtarë, në një hapësirë 1+2 banimi.
Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizituan sot në mbrëmje dy familjet duke i shprehur hidhërimin për familjarët që humbën jetën, ndërsa garantuan se institucionet shtetërore do jenë gjithmonë në mbështetje të tyre për të kaluar sa më lehtë këtë fatkeqësi dhe për tu riintegruar në jetën e përditshme.
“Më vjen shumë keq për atë që ndodhi, ne do të bëjmë, gjithçka që kemi në dorë që t’jua lehtësojmë ca barrë që ju ra. Kemi marrë disa vendime për familjet e viktimave dhe besoj që nga pikëpamja e mbështetjes financiare do të jeni pa pasur dhimbje koke për të realizuar ato nevoja bazike të familjes. Edhe fëmijëve do ju japim bursë. Jetën e atyre që ikë nuk i kthejmë dot por jetët tuaja do jua lehtësojmë sat ë jetë e mundur. Ne do të jemi për çdo gjë në dispozicion. Ne do ti rregullojmë të gjithë familjet e viktimave brena kësaj jave”, – tha Rama.
Ndërsa kryebashkiaku Veliaj siguroi se Bashkia e Tiranës do bëjë gjithçka për një akomodim sa më të mirë të këtyre familjeve, ndërsa theksoi se nuk do të mungojnë as shërbimet mjekësore apo ato sociale e arsimore./tch/
Kurti merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Stadiumit të ...
Rama fton të gjithë të ndjekin në 4K filmin e realizuar në 1...
Kurti merr pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatores së Me...
Sot shqyrtohet në komision ligji i kthyer për rishqyrtim nga...
Sonte rikthehet Liga e Kampionëve me nëntë ndeshje në progra...
Sot protestojnë punëtorët e sigurimit fizik të QKUK-së