Bashkëshorti e ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht, dhe në gjendje të rënduar psikologjike, një 54-vjeçare ka rrëmbyer automatikun dhe e ka kërcënuar se do ta vrasë. Banorët e Seferanit në Belsh dëgjuan të shtënat e armës, duke njoftuar menjëherë policinë.
Mylazim Abazi, 58 vjeç kishte ushtruar dhunë ndaj Adelina Abazit, 54 vjeçe. Kjo e fundit më pas kishte marrë një armë zjarri automatik që e mbanin në shtëpi pa leje dhe ka kërcënuar bashkëshortin duke qëlluar në ajër në banesë.
Ndërhyrja në kohë e Policisë ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit duke bërë arrestimin në flagrancë të dy bashkëshortëve për “Dhunë në familje”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Kanosje”.
Grupi hetimor ka sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip automatik me një krehër me 18 fishekë, si dhe 2 gëzhoja të qitura nga arma automatike./TCH
Qeveritë në Paris dhe Berlin mbeten pa para
Anisa Veseli, banorja më e re në BBVK
Komuna e Prishtinës vendos pllakë përkujtimore të dëshmorit ...
Pheniani e mban sekret brenda vendit lajmit se ka dislokuar ...
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Parashikimi i motit në Shqipëri, si do të ndryshojnë tempera...