Google ADS

Bashkëqeverisja me qytetarin, Rama: Të na vënë në provë

15:51 | 20 Qershor 2018
Arbresh.info

Në një takim me koordinatorët e bashkëqeverisjes me popullin, kryeministri Rama prezantoi disa prej rasteve të ankesave të qytetarëve që kanë gjetur zgjidhje nga platforma.

Sipas tij, për një shërbim më të mirë dhe më efikas të zyrave apo agjencive qeveritare duhet ushtruar presion i dyfishtë, nga lartë dhe nga poshtë.

“Ajo që është e rëndësishme është se duhet të rrisim presionin nga lart të qeverisë mbi të gjitha agjencitë e zyrat, si dhe presionin nga poshtë, të qytetarëve që kërkojnë gjithnjë e më shumë përgjegjshmëri. Kemi shkarkuar dhjetëra zyrtarë dhe punonjës përmes platformës së bashkëqeverisjes. Por është e domosdoshme që të gjithë që kanë përballë një mur shurd e qorr, e jo një punonjës apo zyrë që reagon, duhet të na drejtohen dhe të na vënë në provë. Duhet të na bëjnë palë me ta kundër shurdhërisë që vret shpresa dhe i bën njerëzit të ndihen të nëpërkëmbur e të braktisur”, u shpreh Rama, transmeton top channel.

Sa i përket platformës së bashkëqeverisjes, Rama tha se ka pasur kërkesa të shumta nga ndërkombëtarët për të ardhur e për ta vizituar zyrën e për të parë sesi funksionon.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme