Pasi mbaroi fjalën gjatë mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, lideri demokrat Lulzim Basha ka pasur një incident të vogël.
Mes ovacioneve dhe duartrokitjeve të të pranishmëve në sallë, teksa ka përshëndetur me dy gishtat lart, Basha për pak sa nuk u rrëzua pasi nuk e pa shkallën që i duhej të zbriste.
Mbledhja e Kuvendit Kombëtar u mbajt në Pallatin e Kongreseve dhe i hap rrugën zgjedhjes ekipit të ri të Lulzim Bashës me të cilin ai do të dalë para votuesve për zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.
Këtë incident nuk ka lënë pa e komentuar edhe kreu i qeverisë, Edi Rama. Ai e ka postuar videon me incidentin e Bashës në Instastory, dhe ka lënë shënimin: “Pse mer e keni zgju herët sot. Po o gjynof mer?”
Gesko dhe Rina sjellin këngën e re “Bobo”
Mexhiti: Nesër në mbledhjen ndërqeveritare Kosovë-RMV do të ...
Muriqi: Me Lituaninë vetëm fitore
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...