Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po merr pjesë në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Evropiane, që po zhvillon punimet në Bruksel.
Në ditën e parë të punimeve të Asamblesë, Basha u takua me përfaqësues të partive anëtare të PPE-së, drejtues të politikës së jashtme dhe të zgjerimit në Parlamentin dhe Komisionin Evropian, si dhe Parlamentet e vendeve anëtare.
Lideri i opozitës ka kërkuar mbështetjen e tyre për hapjen e negociatave për Shqipërinë si një aspiratë e shqiptarëve, por edhe si garanci për të ndërtuar në Shqipëri një shtet demokratik, me pushtete të ndara, ku të garantohet vota e lirë. Siç u dëshmua nga raporti i OSBE/ODHIR për votimet moniste dhe antikishtetuese të 30 Qershorit, zgjedhjet nuk janë as të lira, as demokratike.
“Hapja e negociatave është e rëndësishme pasi do të sjellë një mbikëqyrja të shtuar nga BE për të ndihmuar në ndarjen e politikës nga krimi, i cili sot ka kapur shtetin dhe për të penguar kandidimin e personave me rekorde kriminale, siç demonstrojnë rasti i Shkodrës dhe Vorës, ku është provuar tashmë se dy të inkriminuar u caktuan të kandidonin për bashkitë.”
“Shqipëria sot ka një krizë të thellë politike, institucionale dhe ekonomike. “Zgjidhja janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, të mbikëqyrura nga një qeveri tranzitore”, theksoi Basha.
Punimet e Asamblesë Politike të PPE-së do të vazhdojnë dhe gjatë ditës së nesërme, ku në agjendën e diskutimit, do të jenë sfidat me të cilat përballet Evropa aktualisht dhe përgatitjet për Kongresin e PPE-së, i cili këtë vit mbahet në Zagreb./Ora News/
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...