Google ADS

Basha: Vendi në gjendje kome, shkak keqmenaxhimi

11:27 | 26 Prill 2019
Arbresh.info

Kreu i selisë blu Lulzim Basha tha sot se do të shpalosë vizionin e Partisë Demokratike për shëndetësinë, për zgjidhjen e kolapsit në shëndetësi.

“Do kemi mundësinë për një shpalosje të vizonit të PD për shëndetësinë, për zgjidhjen e kolapsit në shëndetësisë. Nuk do futem më detaje teknike, por do merrem me aspektet e keqmenaxhimin që e kanë sjellë mjekësinë në gjendje kome. Shëndetësia kërkon zgjidhje emergjente. Qëllimi është përmirësimi i shërbimit për qytetarët.

Problemet në shëndetësi nuk lindën sot, dhe shqiptarët sot paguajnë më shumë për shëndetësinë dhe sistemi sot renditet i fundit në Ballkan. Po përmend këtu indeksin e konsumatorit të shërbimit dhe kujdesit ndaj pacientit, që thotë se sistemi shëndetësor në Shqipëri është primitiv. Në 3 vitet e fundit Shqipëria ndodhet në sistemin shëndetësor me të keq në Europë. Treguesit kanë ardhur në përkeqësim prej 2013, në raport me vendet e rajoni”, tha Basha./TCH/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme