Basha uron Pashkët besimtarëve katolikë

11:05 | 21 Prill 2019
Arbresh.info

Kreu u Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka uruar Pashkët besimtarëve katolikë nga Kisha e Shna Ndoit në Laç.

Edhe në këtë ditë feste, kreu i opozitës nuk hoqi dorë nga mesazhet politike, duke uruar që Zoti të ndriçojë rrugën e bashkimit kundër padrejtësive, për ta çliruar Shqipërinë nga padrejtësitë .

Urimi i Bashës

Sapo kam mbërritur në një vend, një nga vendet më të shenjta për shqiptarët, për besimtarët e Krishtit dhe për të gjithë shqiptarët, Kishën e Shna Ndout në Laç dhe dua prej këndej t’u uroj gjithë besimtarëve, katolikë e ungjillorë, dhe të gjithë shqiptarëve: “Gëzuar! Për shumë vjet Pashkët”. Kjo ditë e ngjalljes së Krishtit, në të cilën sot, nga kisha e Shna Ndout lutem për të gjithë bashkëqytetarët e mi, në veçanti, për ata më në nevojë, për të vobekëtit, për të sëmurët dhe familjarët e tyre, për ata që vuajnë padrejtësitë. Lutem që kjo ditë e ngjalljes së Krishtit të jetë dita e ngjalljes së shpresës dhe besimit tek paqja dhe e nesërmja e sigurtë, nën drejtimin e Zotit fuqiplotë.

Sot kam një urim për të gjithë shqiptarët, kudo ku janë, që Zoti të na e ndriçojë rrugën e bashkimit, bashkimit kundër padrejtësive, për ta çliruar Shqipërinë nga padrejtësitë, për t’u bashkuar të gjithë si vëllezër e motra, nën Perëndinë, nën Zotin, në këtë ditë të ngjalljes së Krishtit dhe ngjalljes së shpresës, për një Shqipëri të paqes, për një Shqipëri të së ardhmes më të mirë për çdo familje, për çdo shqiptar dhe për të gjithë bijtë, vogëlushët e shqiptarëve.

Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Edhe njëherë, nga Kisha e Shna Ndout, gëzuar e Për shumë vjet, gjithë besimtarëve të Krishtit, gjithë besimtarëve katolikë, në veçanti gjithë shërbëtorëve të Zotit, në gjithë dioqezat tona, në Shqipëri, anembanë kombit shqiptar e në diasporë.

Gëzuar të gjithë besimtarëve ungjillorë, gëzuar të gjithë shqiptarëve.

Gëzuar, Për shumë vjet Pashkët./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme