Google ADS

Basha uron 7 Marsin: Mirënjohje për çdo vështirësi dhe sakrificë

09:08 | 7 Mars 2024
R J

Kryetar i Partisë Demokratike të Republikës së Shqipërisë, Lulzim Basha, ka uruar festën e 7 marsit, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Basha ka thënë se mësimdhënësit janë përballuar me vështirësi dhe sakrificë çdo ditë të jetës së tyre.

Ai ka uruar dhe nënën e tij, e cila ka shërbyer si arsimtare për shumë breza nxënësish.

“Nga zemra dua të uroj çdo mësues shqiptar të djeshëm e të sotëm, Gëzuar 7 Marsin! Mirënjohje për çdo ditë të jetës që me vështirësi dhe sakrifica por me shumë dashuri i’a keni kushtuar dhe kushtoni mësimdhënies.

Çdo 7 Mars është një ditë e çmuar edhe për familjen tonë. Prandaj edhe sot një urim i veçantë shkon për nënën time që shërbeu një jetë të tërë si arsimtare për shumë breza nxënësish dhe prindërish që e urojnë dhe kujtojnë si zyshën e tyre të preferuar.

Kam shumë shpresë dhe besim, se ditë më të mira do të vijnë për çdo mësues shqiptar”, shkruan Basha./Arbresh.info/

Të ngjashme