Kryetari i PD-së Lulzim Basha i bën presion publik qeverisë të marrë masa urgjente për testimin masiv si parakushti për të ngadalësuar përhapjen e mëtejshme dhe aggresive të virusit.
Në një intervistë për TV Ora, Basha kërkon që testimi në Shqipëri të jetë prioritet siç është në Maqedonine e Veriut.
Lulzim Basha: Ne jemi tek gjysma e testeve të Maqedonisë se Veriut. Testimi, testimi, nuk është vënë kot theksi sepse e gjithë sakrifika për të qëndruar në shtëpi dhe të izoluar mund të na shkojë kot nëse nuk arrijmë të identifikojmë të gjithë ata që janë prekur apo infektuar bartës të virusit dhe nuk ka rrugë tjetër.
Mungesa e testimit masivi po penalizon të gjithë shqiptarët. Kërkesa nr 1 që kam sot është urgjentisht të merren masa për të shtrirë testimin masivisht. Të bëhet mobilizimi i të gjithë resurseve. Ata më të rrezikuarit, personeli mjekësor, personeli i forcave të armatosura, forcave të rendit, personeli i shërbimit administrative, dhe punonjës të ndërmarrjeve private që janë në kontkat me njerëzit ti nënshtrohen testimit.
Do të sillte izolimin dhe përpjekjen për të prerë zinxhirin e infektimit. Nëse ne qëndrojmë në shtëpi është gjysma e punës, nëse të infektuarit nuk izolohen dhe brenda familjes apo në rastet kur kanë nevojë për ndihmë mjekësore nuk mjekohen kjo sakrificë shkon dëm.
Shkodra këmbanë alarmi
Basha nënvizon se Rama duhet të hedhë hapat që duhet të hedhë, të braktisë masën e testimeve të ulëta dhe të adaptojë atë të testimit publik
Basha: Ajo që ndodhi dje në Shkodër është këmbanë alarmi. 12 të infektuar për 15 të testuar. Kjo do të thotë që Shqipëria është shumë vonë me testimin. Shifrat që janë tani janë vetëm maja e ajsbergut.
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...
Pati një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Akron – Mirlind D...
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...