Për herë të parë pas humbjes në zgjedhjet e 25 qershorit, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka folur në emisionin “Opinion” në Tv Klan për situatën në të cilën ndodhet opozita shqiptare.
Kryedemokrati u shpreh se deklaratat dhe kritikat e Berishës shërbejnë për të bërë një analizë dhe reflektim për gjendjen e opozitës dhe Partisë Demokratike.
Megjithatë, Lulzim Basha mendon ndryshe nga Sali Berisha për marrëveshjen e 18 Majit me Edi Ramën, Në këtë pikë, Basha thotë se u detyrua ta bënte atë pakt.
“Këtu kam një qëndrim ndryshe nga z.Berisha. Berisha e quan fitore të shkëlqyer marrëveshjen. Për mua marrëveshja erdhi në kushtet e një detyrimi absolut. Marrëveshja politike e 18 majit që erdhi pas ndërhyrjes amerikane dhe si e tillë nuk ishte qëllimi im pasi qëllimi im ishte largimi i edi ramës. Pas disa ndërhyrjeve të europianëve, erdhi misioni amerikan që u njoh si Mcallister plus. Në këtë moment PD u detyrua të pranonte marrëveshjen”.
Kujtojme që ish kryeministri Berisha dje tha se marrëveshja e 18 majit mes Rames dhe Bashes ishte nje arrtije e shkelqyer e PD-se, por qe Rama e shiti si fitore të vetën dhe Basha nuk ditit t’i bëjë avokatinë.
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...