Kryedemokrati Lulzim Basha nga “çadra e lirisë” ka sqaruar thirrjet dhe ultimatumet e deleguara nga ana e tij për policinë e Fierit. Ai u është drejtuar atyre që të prangosin autorin, ku sipas tij ushtroi dhunë fizike ndaj dy vajzave binjake.
Kjo dhunë kundrejt vajzave erdhi si pasoje e pjesëmarrjes së tyre në protestat e 18 shkurtit të organizuara nga Partia Demokratike. Këto protesta vazhdojnë për më shumë se një jave poshtë godinës së Kryeministrisë.
Në një lidhje direket për ‘Tonight’ të Ilva Tares nga ‘çadra e lirisë’, Basha tha se policia mbron kriminelët.
“Pasoja ligjore, politike, pasojat e mosbindjes civile. E paligjshme është kur policia mbron kriminelin, kur shteti, qeveria, Kryeministri shkel Kushtetutën, ligjet. Kur policia bëhet njësh me banditin, atëherë qytetarët marrin në dorë fatin e tyre. Kjo nuk është më qeveri e ligjshme por tirani.
Tiranitë përballen me vullnetin e qytetarëve.Thirrja ime për ata oficerë të ndershëm të policisë është të zbatojnë ligjin. Sot nuk po zbatojnë ligjin me urdhër politik. Njihet agresori, dihet që është porositur politikisht. Siç u porosit personi që dhunoi Spahiun, ashtu dhe aktivistët e PS për të bërë diversionin me protestuesit e Zharrzës. Provokime nuk pranojmë dhe nuk do të pranojmë” tha Basha.
Kurti paralajmëron për sulme të reja nga Serbia: Pritet të n...
Medon Berisha flet pasi është kthyer në një titullar të padi...
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...