Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në ditën e dhjetë të protestës nga çadra e ngritur përpara Kryeministrisë, i ka dhënë ultimatumin e fundit policisë, për të arrestuar autorët e sulmit të vajzave 29-vjeçare nga Fieri.
Sipas kreut të demokratëve, autori është emër i njohur për policinë.
Basha shtoi gjithashtu se dy motrat janë dhunuar për shkak të pjesëmarrjes në protestën e opozitës në 18 shkurt në Tiranë.
“Dua ta nis me një lajm të trishte. Dje bandat kanë sulmuar dy vajza nga binjake Fieri. Kanë sulmuar Antonetën dhe motrën e saj sepse në 18 shkurt ishin këtu bashkë më dhjetëra qindra bajza nga Fieri dhe gjithë Shqipëria. Dje policia ka ngritur dorën ndaj këtyre vajzave sepse ishin pjesë e jona. Keni 24 orë kohë për të arrestuar autorin sepse e dini kush është. E patë në zgjedhjet e 2015 dhe në zgjedhjet e Dibrës. Bandat e drogës dhe të krimit kanë guximin të godasin qytetarët vetëm sepse duan që japin votën si qytetarë të lirë. Policia dhe gjykatat nuk duhet të kthehen në mburojë të bandave” – tha Basha. /albeu.com
Më 17 dhjetor pritet vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përur...