Kryetari i PD, Lulzim Basha e ka reaguar nda vendimit kundër heqjes së imunitetit për ish-ministrin Saimir Tahiri, duke e cilësuar si treguesin më të rëndë të lidhjes së qeverisë me krimin.
“U provua sot se Rama dhe Tahiri janë një, ata kanë ndarë bashkë paratë e krimit dhe pushtetin e fituar me to. Prandaj Rama do ta mbrojë Tahirin deri në fund”, ka deklaruar Basha.
Kreu i opozitës ka akuzuar kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi dhe ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj se, pasi i kthyen repartet e shtetit në një stacion logjistik për trafikantët, tani do të kërcënojnë këdo që do të tentojë të nxjerrë para drejtësisë Tahirin, shkruan tch, transmeton portali arbresh.info
“Sot ata ushtruan dhunë ndaj prokurorëve, duke treguar se janë një kërcënim serioz për vendin. Sot u pa se e vetmja drejtësi që Rama mund të pranojë është drejtësia në këmbët e tij”, ka thënë Basha.
Duke iu drejtuar qytetarëve, që sipas tij kanë mbetur të zhgënjyer nga ky vendim, Basha ka premtuar se, “drejtësia do të vonojë, por nuk do të mungojë”.
“Rama dhe Tahiri nuk do t’i shpëtojnë drejtësisë. Kemi shumë partnerë dhe miq që nxorrën zbuluar Tahirin e së bashku ne nuk do të ndalemi këtu”, ka shtuar Basha.
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi