Gjatë një bashkëbisedimi virtual me qytetarët, rrugës për në qytetin e Durrësit, kryedemokrati Lulzim Basha foli për papunësinë dhe planin e tij për të ndryshuar situatën.
Teksa tha se problemi më i madh sot për shqiptarët është pikërisht papunësia, Basha tha se do të diskutojë ditët në vijim për një mekanizëm që e lufton atë.
Sipas tij, elementi kryesor për të luftuar papunësinë janë investimet e huaja, të cilët siç tha Basha, me qeverisjen e tij, do t’i tërheqë drejt Shqipërisë, duke iu siguruar jo vetëm siguri ligjore, por edhe taksa normale e krah pune.
Pjesë nga pyetje-përgjigjet:
Paratë e dëmshpërblimit i kanë shpërndarë për militantët…
Procesi është bërë pa transparencë, se Edi Rama e ka bërë rindërtimin për të vjedhur, bashkë me Arben Ahmetajn dhe hajdutët e tjerë. Lekët shkojnë në xhepat e Ramës, Ahmetajt dhe një grusht oligarkësh. Rruga për ta zgjidhur këtë është vota masive në zgjedhjet e 25 prillit.
Çfarë do të bëni për punësimin e grave?
Papunësia është problemi më i madh që ka Shqipëria sot. Gjithë plani ynë ekonomik, i hartuar mbi 500 ekspertë në 30 sektorë të ndryshëm, fokusin më të madh e ka tek ekonomia. Së pari do ta çlirojmë nga oligarkët, nga një administratë që terrorizon qytetarët, do të ulim çmimin e karburantit, do të heqim presionin dhe terrorin e tatimorëve, që janë ditë për ditë së bashku me bandat e OSHEE. Do të sjellim një klimë të re. Ne kemi një plan të detajuar, që nxit konkurrencën, i jep frymëmarrje biznesit, garanton investime të reja të huaja. Kjo e fundit do të thotë vende pune, për çdo euro që investohet, do të thotë hapje vendeve të huaja. Tani do t’i japim një ndihmë të veçantë biznesit të vogël, jo vetëm cek prej 1 mijë eurosh, por edhe mbështetje. Do të garantojmë që të mos ketë hendek të pagave mes burrave dhe grave, do të nxisim sipërmarrjen e grave, duke garantuar stimulim me paga dinjitoze.
Si do t’i trajtoni pabarazitë ekonomike mes burrave dhe grave?
Ne kemi studiuar disa mekanizma të suksesshme, që kanë dhënë rezultat në shoqëri si kjo e jona. Këto mekanizma janë pjesë e planit tonë, që do ta diskutojmë së shpejti.
Si do ta luftoni papunësinë?
Investitorët largohen, sepse këtu nuk ka siguri ligjore, ikin sepse sapo fillojnë një investim, futen sekserët e Ramës, i fusin një dru, dhe i detyrojnë të largohen. Problemi është Edi Rama, që me aleancën e tij me krimin dhe dorëzimin e vendit në një grusht oligarkësh, jo vetëm ka dëmtuar shqiptarët, por ka larguar edhe investitorët e huaj. Ne jemi në kontakt me korporata në BE dhe SHBA, për t’i prezantuar planin tonë ekonomik, që e bën Shqipërinë një vend konkurrues, duke dhënë garanci për sigurinë ligjore, por edhe në planin e taksave apo të krahut të punës./BW
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...