Google ADS

Basha tregon se përse Rama do t’i regjistrojë portalet si biznese

11:43 | 16 Tetor 2018
Arbresh.info

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha reagoi një ditë pasi AKEP publikoi një listë me portale, të cilave u bënte thirrje të deklaronin niptin dhe të regjistroheshin në QKB.

Përmes një postimi në “Twitter” kryedemokrati deklaron se AKEP është Policia e Mendimit që ka rënë në duart e Ramës.

Kreu i opozitës thekson se Rama kërkon që mediat online të regjistrohen si biznese që t’u lëshojë tatimorët për t’i shantazhuar dhe dhunuar.

“AKEP është Policia e Mendimit në duart e Ramës për të kërcënuar lirinë e shprehjes dhe vrarë të vërtetën. Rama kërkon që mediat online të regjistrohen si biznese që t’u lëshojë tatimorët për t’i shantazhuar dhe dhunuar. Do të dështojë turpshëm, së bashku me veglat qorre në AKEP”, tha Basha.

Kujtojmë që në listën e publikuar një ditë më parë nga AKEP pati shumë pasaktësi, ku rezultonin pjesë e listës portale që janë të regjistruara, apo të tjera që veprojnë në Kosovë./shekulli

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme