Basha tregon a do të dorëhiqet

12:18 | 12 Mars 2022
L G

Zbardhet fjalimi i Bashes sot ne mbledhjen e grupit parlamentar te PD. Pas humbjes se zgjedhjeve te 6 marsit, Basha shprehet i hapur per cdo zgjidhje per PD.

“I hapur për çdo zgjidhje dhe çdo hap për të mirën e PD, edhe të atyre që na votuan, edhe të atyre që nuk dolën fare me zgjedhje. Shpreh gatishmërinë time për të ndërmarrë gjithçka, çdo hap që i shërben partisë. Pa përjashtim.

Të ofrojmë zgjidhje për situatën dhe që i shërben pd, dhe jo interesave personale. Une jam i hapur per cdo zgjidhje që I shërben demokratëve, te gjithe demokrateve pavaresisht se per cilin kandidat votuan dhe per te terhequr ate shumice nga rradhet tona qe nuk votoj.

Duhet të kalojme vetveten, të shtyjmë për një zgjidhje.

I kuptoj vështirësitë kur flisni me demokratët të cilët kërkojnë zgjidhje. Të diskutojmë të gjithë rrugët e të dalim me një zgjidhje, mundësisht me një zgjidhje të vetme. Ne duhet te gjejme nje qendrim te perbashket te te gjitha strukturave te PD per te gjetur zgjidhje. Cdo zgjidhje qe perjashton cdo grupim demokratesh nuk i sherben zgjidhjes

Në kuadër të kësaj jam gati të ndërmarr çdo veprim që i shërben PD”, tha Basha./albeu.com/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme