Kreu i PD-së në Shqipëri, Lulzim Basha foli në një lidhje Skype për ‘Studio Live’ në Report TV.
Basha ishte i pranishëm në Komitetin Politik të KiE, ku u miratua raporti për Kosovën, i cili është vetëm hapi i parë.
“Një moment i veçantë, hap jetik është hedhur gjysmë ore më parë në komitetin politik të KiE. Dhanë dritë jeshile për anëtarësimin e Kosovës”, u shpreh Basha, duke e cilësuar si një lajm jashtëzakonshëm, të shumëpritur nga Kosova dhe shqiptarët kudo.
“Pas një periudhe të gjatë, raporti i shtroi rrugën këtij takimi të veçantë dhe jashtë radhe. Pas diskutimeve dhe kundërshtive nga delegacioni i Serbisë, por edhe disa përfaqësuesve të Bosnjës dhe Malit të Zi u hap drita jeshile”, theksoi Basha.
“Më datën 15-19 prill Kosova do të jetë në rendin e ditës dhe do të diskutohet të aprovohet me votë për anëtarësimin e plotë të Kosovës në KiE”, tha Basha, duke nënvizuar se kjo është arritje e Kosovës në institucionin më të vjetër evropian.
Basha tha se, “KiE ka brenda vetes disa mekanizma që do i hyjnë në punë edhe Kosovës, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, Komisioni i Venecias”.
“Një ditë shumë e veçantë, e cila meriton urime të cilat i kam dhënë edhe drejtpërdrejtë”, tha Basha.
Basha nënvizoi se, “hapi tjetër është vota në Asamblenë Parlamentare. Ajo i vë vulën në vendimmarrje me votë, dhe ia përcjell Këshillit të Ministrave”.
“Arritja e një shumice pothuaj absolute është një shenjë e mirë për atë që pritet të ndodh pas dy javësh në Strasburg. Jam optimist dhe pas këtij hapi, tjetra finale do jetë hapi i miratimit nga Këshilli i Ministrave që Kosova të marr vendin si anëtar me të drejta të plota”, u shpreh Basha.
Nga ana tjetër, Basha u shpreh edhe për raportin e tij për konfiskimin e aseteve ruse në vendet e G7 dhe vënien e tyre në dispozicion të Ukrainës.
“Dje kam diskutuar me personalitete të politikës franceze. Ka një ndjeshmëri në rritje për këtë çështje. U miratua unanimisht. Më datë 16 prill do t’i paraqitet për vendimmarrje Asamblesë Parlamentare”, tha Basha.
Basha theksoi se, “forcohet rendi i bazuar në rregulla të së drejtës ndërkombëtare.
“I jep mesazh të fortë agresorëve, por edhe për situata të tjera si Republika Srpska, të cilat shkojnë kundër objektivave të BE dhe NATO dhe janë në një linjë për të destabilizuar Ballkanin. Kam besim se java e dytë e prillit do të vijë me lajme shumë të mira për Kosovën, por edhe për Ukrainën, për konfiskimin e aseteve ruse dhe vënien në dispozicion të Ukrainës”, shtoi kreu i PD-së.
Së fundmi, kreu i PD-së shtoi se, Moska po sponsorizon fuqishëm veprimet destabilizuese në Ballkan të Beogradit si dhe të Republika Srpska.
“E qartë që Beogradi po ndjek një axhendë që sponsorizohet fuqishëm nga Moska. Shihet në çdo akt e qëndrim të Vuçiç dhe aktivitete të tjera të Beogradit. Sulmi në Banjskë ishte goxha i sofistikuar. NATO posedon informacion se Beogradi qëndronte pas këtij sulmi. Ishte skenar i ngjashëm me Krimenë. Bëhet fjalë për një tablo që serbët nuk e fshehin, e quajnë bota serbe në kundërshtim të plotë me synimet e NATO-s për paqe në rajon. Njësoj si Rusia është revizioniste. Kërcënim i hapur për destabilizimin e rajonit tonë”, tha Basha.
“Në fund nuk do të dalin të përfituar, por ashtu si me Millosheviçin do të dalin të humbur. I fituari i vetëm do të jetë Moska dhe Putin. Kanë një strategji të qartë gjakftohtë. Rusia do ta përdorë Serbinë dhe serbët për interesat e veta në luftën ndaj Ukrainës”, theksoi Basha.
Kreu i PD u shpreh se, duhen hapa konkrete shumëpalësh edhe nga Shqipëria.
“Kam propozuar një amendament në buxhet për Kosovën për ndihmë me pajisje ushtarake. Shqipëria duhet të bëjë pjesën e saj. T’i vendosen në dispozicion Kosovës 50 milionë euro”, përfundoi Basha.
Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës në Paris ka miratuar sot raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur kushtet për t’u bërë anëtar me të drejta të plota në Këshillin e Evropës.
/r.e/
“Mirëmëngjesi bro”, i thotë Sara Drilonit, por këtij të fund...
Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri apel për masa parandaluese...
Ardhja bashkëatdhetarëve, mbi 1 orë pritjet për të hyrë në K...
Gjesti, ende i inatosur me Xhenetën, nis debat me të në dhom...
Roma fillon të këndellet, ‘shkatërron’ në shtëpi Parman
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt ...