Në shumë prej daljeve të tij të fundit, kryetari i PD Lulzim Basha e ka vënë theksin te ekonomia dhe punësimi.
Ditën e sotme ai pati një takim me me drejtuesit e Shoqatës së Investitorëve të Huaj në vend, ku u diskutuan mbi shqetësimet e tyre.
Përmes një postimi në Facebook, Basha tha se thithja e investimeve të huaja do të jetë prioritet strategjik, krahas mbështetjes së biznesit e prodhimit vendas.
Kryedemokrati siguroi se taksa e sheshtë 9%, heqja e taksës “Rama” mbi karburantin, eleminimi i lejeve, licencave dhe autorizimeve që pengojnë konkurencën e lirë dhe të drejtë do të jenë hapa të menjëhershëm.
Postimi i plotë:
Nuk ka prioritet më te madh për shqiptarët sot, se të kthejmë besimin të ekonomia e të nxisim punësimin si emergjencë kombëtare!
Për këtë arsye, krijimi i lehtësirave dhe kushteve për të thithur sa më shumë investime të huaja, që hapin vende pune, është prioriteti ynë strategjik.
Gjatë takimit me drejtuesit e Shoqatës së Investitorëve të Huaj në Shqipëri, z. Constantin Von Alvensleben, President i FIAA, z. Grant Sun, anëtar Bordi i FIAA, z. Përparim Kalo, Anëtar Bordi i FIAA, z.Emil Georgakiev, Anëtar Bordi i FIAA, znj. Marinela Jazoj, Drejtore Ekzekutive e FIAA, diskutuam mbi shqetësimet e investitorëve të huaj në Shqipëri. Konkurenca e pandershme, korrupsioni, burokracia dhe informaliteti i lartë janë në krye të listës së shqetësimeve të tyre.
I sigurova përfaqësuesit e Shoqatës së Investitorëve të Huaj se në qeverisjen e ardhshme thithja e investimeve të huaja do të jetë prioritet strategjik, krahas mbështetjes së biznesit e prodhimit vendas. Reformat që ne do të ndërmarrim do të çmontojnë konkurencën e pandershme, do të eliminojnë burokracitë e tepërta dhe do të luftojnë korrupsionin.
Do t’i japim fund ndryshimit të papritur dhe të pakonsultuar të rregullave, duke kthyer sigurinë juridike. Politika transparente dhe afatgjatë për taksat dhe hapja e lojës duke çmontuar monopolet dhe trajtimet preferenciale do të garantojnë konkurencë të ndershme në vend të klientelizmit korruptiv të qeverisë.
Taksa e sheshtë 9%, heqja e taksës “Rama” mbi karburantin, eleminimi i lejeve, licencave dhe autorizimeve që pengojnë konkurencën e lirë dhe të drejtë do të jenë hapa të menjëhershëm.
Shqipëria do të shohë përpara dhe prioriteti im absolut është të luftoj për të mbrojtur dhe hapur çdo vend pune të mundshëm.
“Shqipëria në punë” nuk është thjesht një moto, por një platformë reale. Me planin tonë ekonomik do të sprapsim krizën “Rama” dhe do mund të hapim vende të reja pune, të fuqizojmë ekonominë dhe të rrisim mirëqenien e shqiptarëve.
Sot mbahet mbledhja e Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës
Çfarë do ndodhë më 23 dhjetor? Berisha zbulon skenarin e pro...
Kosova e mbyll vitin në vendin e 99-të në renditjen e FIFA-s
Dëbimet e emigrantëve në SHBA, arrijnë nivelin më të lartë t...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Kurti merr pjesë në përurimin e rrugës Nacionale N2 Prishtin...