Google ADS

Basha te Teatri: Rama, fatkeqësi kombëtare, kështu nuk vazhdohet më

00:25 | 17 Maj 2020
Trina Galanxhi

Në një prononcim nga sheshi i Teatrit Kombëtar, kreu i PD Lulzim Basha u shpreh se e gjithë kjo është një shkelje flagrante e ligjit dhe kushtetutës.

Sipas liderit të opozitës, kryeministri Edi Rama është një fatkeqësi kombëtare që duhet larguar sa më shpejt përmes votës.

“Kjo është një shkelje flagrante. Ky është një vendim që nuk i takon Bashkisë së Tiranës dhe kur europianët po investojnë për të rikonstruktuar Teatrin Kombëtar, që e konsiderojnë si një monument kulture, të paktën të thoshin një faleminderit.

Për sa kohë kemi një qeverisje që vjedh zgjedhjet, vjedh paratë gjatë pandemisë dhe që e ka përqendruar vëmendjen te vjedhja, këto priten. Sot prish Teatrin, prishi shtëpitë te Astiri, nesër do vijë te shtëpia juaj, te televizioni juaj. Ky është një i çmendur.

Erion Veliaj është në shërbim të mafias. Është kryebetonieri i Tiranës. Është një lojë e Ramës. Kjo në fund të fundit është një vjedhje, një shkelje e hapur e ligjit. Kjo betejë ka vetëm një zgjidhje: një bashkim të shqiptarëve që me votë ti japë fund kësaj. Rruga e vetme që kombet e ndryshojnë këtë fatkeqësi, Rama është një fatkeqësi kombëtare, është përmes votës”, tha Basha./syri.net/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme