Google ADS

Basha takon Minnitin: Biseduam për goditjen e të paprekshmeve

15:31 | 3 Nëntor 2017
Arbresh.info

Gjatë vizitës së tij në Tiranë, ministri i Brendshëm i Italisë, Marco Minniti zhvilloi edhe një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Pas takimit, Basha foli për mediat duke thënë se vlerëson mesazhin e ministrit italian për të goditur grupet kriminale dhe trafikun e drogës.
“Biseduam me ministrin për gjendjen kritike në vend. Ndamë mendimin për goditjen e të paprekshmeve me ministrin e Brendshëm italian. Vlerësoi mesazhin e tij për të goditur grupet kriminale dhe trafikun e drogës. E sigurova që PD dhe unë do të vazhdojmë betejën tonë që në Shqipëri të mos ketë më organizata kriminale”, tha Basha, raporton TCH.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme