Google ADS

Basha takon ambasadoren franceze në fund të mandatit të saj: Angazhohemi maksimalisht për përafrimin europian të Shqipërisë

18:08 | 16 Tetor 2020
A. B.

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka pritur sot në një takim ambasadoren e Francës në Shqipëri, Vasak.

Basha shprehet se ishte kënaqësi që priti ambasadoren franceze në fund të mandatit të saj, duke shtuar se është angazhuar tërësisht në përafrimin europian të Shqipërisë.

Postimi në “Twitter” i kryetarit të PD-së Lulzim Basha:

Kënaqësi të prisja Ambasadoren Vasak, një mike e vyer e Shqipërisë, teksa mandati i saj vjen drejt fundit.

I shpreha mirënjohjen personale për investimin e saj dhe të Francës, si dhe angazhimin tonë maksimal në përafrimin europian të vendit tonë. Merci Madame l’Ambassadeur!

Të ngjashme