Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka takuar drejtorin e Europolit Rob Wainright dhe citon raportin e Europolit, e cila siç thotë Basha e cilësont Shqipërinë burimin kryesor të drogës në Evropë dhe korridor kryesor të tranzitit të heroinës dhe kokainës nga Azia në Evropë.
Basha ka njoftuar për takimin në një shkrim të postuar në Facebook, në të cilin shkruan:
Sot mbasdite pata një takim të veçantë me Rob Wainright, Drejtor i Europolit, agjencisë të Bashkimit Europian për luftën kundër krimit. Në raportin e vitit 2017, Europoli e cilësonte Shqipërinë burimin kryesor të drogës në Europë dhe korridor kryesor të tranzitit të heroinës dhe kokainës nga Azia në Europë. Ndamë shqetësimin e thellë për këtë gjendje tronditëse të drogës dhe krimit në vend.
Diskutuam mundësinë e vendosjes së protokollit për bashkëpunim të shpejtë për verifikimin e shenjave të gishtërinjve, me qëllim zbatimin efikas të ligjit të dekriminalizimit, si dhe në luften ndaj krimit.
Zoti Wainright ofroi gjithshtu mbështetjen për hetimin dhe gjurmimin e aseteve të krimit të organizuar dhe pasurive të fshehura të zyrtarëve të lartë./Arbresh.info/
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...