Google ADS

Basha: Takimi ishte i frytshëm, Shqipëria është në një krizë të thellë kushtetuese

10:14 | 14 Shkurt 2020
A. B.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas takimit me Komisionin e Vencias ka deklaruar se Shqipëria është në një krizë të thellë Kushtetuese.

“Takimi me komisonin ishte shumë i frutshëm. Shqipëria është në një krizë të thellë kushtetuese. Kemi një pushtet që nuk pyet as për komisonin e Venecias, që ka çuar në Kuvendin ilegjitim, ligjet antikushtetuese. Oligarkët bashkë me qeverinë kanë kapur zgjedhjet, kjo nuk është demokraci, ky nuk është shteti ligjor. Qeveria do të mbrojë krimet e veta. Qeveria ka kapur gjithçka. Një qeveri që palament që kanë nga dosjet 184 është peng i oligarkëve. Zgjedhja që ne kërkojmë nuk e kërkojmë për veten tonë, ne sakrfikikuam gjithçka për shqiptarët. Nëse pala tjetër do të vendosë para shqiptarëve, interesat e pushtetit të vet, do të vazhdojë me krimin e organziaur, opozita bashkë me qytetarët do të marrë pozitat në dorë për t’u përballur me këtë grusht pushtetarësh“, u shpreh Basha.

Të ngjashme