Gjatë pasdites së sotme, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me gratë dhe vajzat e zonës së Unazës së Re në Tiranë. Në bisedën që patën me Bashën, ato shprehën problematikat që hasin në këtë zonë.
Çeshtjet kryesore që prekin këtë zonë, sipas banoreve, lidhen me shtëpitë e tyre, papunësinë, problemet me bizneset dhe infrastrukturën e keqe.
Pasi u njoh me shqetësimet e tyre, kryedemokrati premtoi se qëllimi i tij është t’i kthejë qeverisjes një fytyrë njerëzore. Basha tha se zonjat e zonës së Unazës së Re ёshtё simbol i asaj qё ka ndodhur me gruan shqiptare këto 8 vite. Ai u shpreh se ndryshimi që do të vijë në 25 prill është dinjiteti që do sjell për gratë e Shqipërisë dhe për çdo sektor të ekonomisë shqiptare.
Ndërkohë sa i takon Shqipërisë, Basha ka thënë se vendi ka ngelur në vend numëro, duke e krahasuar me trafikun në Unazën e Re.
“Kështu si ka ngelur trafiku në Unazën e Re ashtu ka ngelur Shqipëria. Ajo që i bashkon problemet e ndryshme që ngritët është që do të marrin zgjidhje nga programi ynë i ngritur nga ekspertët. Ne nuk vijmë me premtime boshe. Jemi të vendosur që qeverisjes t’i kthejmë një fytyrë njerëzore. Politika nuk është e pisët. Të pisët e bëjnë ata që duan të përfitojnë në kurriz të qytetarëve”, tha Basha.
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza