Google ADS

Basha sulmon sërish Ruçin: Më vjen turp që jam deputet në Kuvendit tënd

12:27 | 10 Tetor 2017
Arbresh.info

Ditën e sotme Kuvendi po mban një seancë në kujtim të 70-vjetorit të ekzekutimit të deputetëve opozitare nga regjimi i Enver Hoxhës.

Kreu i PD-së Lulzim Basha gjatë fjalës së tij deklaroi se ndihej i turpëruar sot se është deputet në një Kuvend ku kryetar është Gramoz Ruçi.

“70 vjet pas vrasjes së deputetëve ndihem i turpëruar që jam pjesë e këtij kuvendi që drejtohet nga njëri prej atyre që ishte pjesë aktive e asaj klike kriminale që vrau.

Ndihem i trishtuar që 27 vjet pas rënies së komunizmit ky vend ka njerëz që drejtojnë institucione pasi janë mësuar me frymën e Enver Hoxhës”- tha Basha. /albeu.com

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme