Në ditën e 18 të protestës, kreu i opozitës Lulzim Basha tha se nuk ka ditë më të përshatshme se 7 marsi për të trguar se cili është modeli i vërtetë i qeverisjes së kryeministrit Rama.
“Në vend që të marrë studentët e ekselencës, zgjedh të marrë llumin dhe turpin, kriminelët e dënuar për drogë, të cilët i merr e i bën deputetë dhe kryetarë bashkish”, deklaroi Basha.
Lulzim Basha thotë se e ka të thjeshtë modelin e tij në drejtimin e vendit, që ka 9.700 të rinj të diplomuar në Perëndim dhe mijëra studentë të shkëlqyer në vend.
“Republika e re ka një premtim: modelin e dijes, sakrificën e 7 Marsit, më të mirët në krye të vendit”, tha Basha.
Por opozita thotë se kjo nuk mund të arrihet pa zgjedhje të lira e të ndershme. “Nuk duam dhe nuk do të pranojmë kurrë pushtet në tavolinë. Duam zgjedhje të lira e të ndershme përmes një qeverie të palidhur me krimin dhe drogën”, theksoi Basha.
Bashkë me opozitën, në prosteste ishte senatori italian i qendrës së djathtë, Mario Mauri, i cili inkurajoi shqiptarët t’i bashkohen kauzës së opozitës.
“Lexova në shumë gazeta europiane që qeveria shqiptare akuzon opozitën se po bojkoton Parlamentin. Sipas meje, problemi është që qeveria shqiptare po bojkoton demokracinë. Ajo që po ndodh në këtë shesh nuk është vetëm kushtetuese, por politikisht është gjëja e vetme që duhet bërë për të patur një minimum garancie për liri”, deklaroi Mauri.
Duke cituar rezolutën e Partisë Popullore Eurpiane, senatori italian u tha protestuesve se duhet të jenë të sigurtë se në këtë betejë ata nuk janë të vetëm.
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...
Moti sot me shi e borë
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë