Basha: S’ka marrëveshje me Ramën, ai duhet të shkojë në bankën e të akuzuarve

23:19 | 2 Nëntor 2018
Trina Galanxhi

Kryetari i PD Lulzim Basha ka   qenë i ftuar në emisionin “Zonë e lirë” në Tv Klan përballë gazetarit Arian Çani. Basha ka thënë se nuk do të ketë marrëveshje me Ramën si ajo e 17 majit 2017. Ai tha se opozita e ka si objektiv që Ramën ta heqë nga politika dhe ta dërgojë përpara drejtësisë.

“Marrëveshja e 17 majit ka mbaruar me zgjedhjet e 25 qershorit. Në mënyrën me absolute jo, nuk do ketë marrëveshje me Ramën. Objektivi i PD është largimi i Edi Ramës, jo thjesht si kryeministër, por edhe nga politika dhe çuarja para drejtësisë.  Rama është në panik total, është në paranojë totale derisa shpalli edhe policinë e mendimit.

Gjendja e Shqipërisë është e tillë që pa larguar Ramën do shkojë keq e më keq.  Ne jemi të qartë dhe të vendosur, PD, unë si dhe e gjitha opozita jemi solidë nuk do shkohet më për një marrëveshje, do shkohet për ti dhënë rrugën e daljes, që është largimi i kësaj qeverie, largimi i këtij kryeministri”, tha Basha ndër të tjera.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme