Në takimin me demokratët gjatë turit për kreun e PD, Lulzim Basha u ndal për herë të parë tek zërat mbi një koalicion të mundshëm me PS.
“Marrëveshja e 18 majit na diktoi provën nën presionin ndërkombëtar, me Edi Ramën kryeministër prova dështoi. Ajo që ne kishim thënë u provua. Nuk ka zgjedhje me Edi Ramën kryeministër, ai është armik i zgjedhjeve të lira e të ndershme. Kur flas për përballje totale, për zgjedhje të lira e të ndershme, sigurisht që s’ka asnjë shans bashkëpunimi politik apo koalicioni me Edi Ramën. I vetmi shans është përballja dhe fitorja përmes përballjes”, deklaroi Basha.
Në Kukës, Has e Tropojë, Basha ritheksoi zotimin për të pasur parasysh çdo demokrat gjatë drejtimit të tij.
“Ju siguroj që do të vazhdoj t’ju shërbej me sakrificë totale çdo sekondë të drejtimit tim, duke luftuar me ju dhe për ju, për çdo demokrat dhe për çdo shqiptar, me të gjithë demokratët e bashkuar në një betejë e cila nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë përfundim tjetër, përveç fitores së të drejtës, zgjedhje të lira e të ndershme e përmes tyre, fitores së projektit tonë”, tha Basha, shkruan TCH,
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...