Basha: S’ka forcë që ndal popullin

17:05 | 9 Maj 2019
Arbresh.info

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar menjëherë pas vendimit të Gjykatës për të lënë të lirë ish-deputetin Klevis Balliu, i cili u arrestua ditë më parë tek “Unaza e Re” së bashku me disa qytetarë të zonës, të cilët u përleshën me policinë nga frika e prishjes së shtëpive.

Lideri demokrat teksa po udhëtonte për Gjirokastër tha se nuk ka forcë që i ndal qytetarët kundër të keqes, e cila ka pllakosur cdo cep të Shqipërisë. Sipas tij, arrestimi i Klevis Balliut ishte urdhër personal i Edi Ramës dhe i pabazuar në prova.

“Jemi në hyrje të Gjirokatrës, jemi në rrugën kombëtare që të çon në Këlcyrë dhe në Permet dhe sapo na janë bashkuar me dhjetëra makina me qytetarë me demorkatë, me të rinj të Këlcyrës, të Permetit dhe Tepelenës. Në pak minuta do të jemi në Gjirokastër ku na presin aktivin e degës së Gjirokastrës.Gjej rastin të ndaj me miqtë e mi për lirimin e Klevis Balliut dhe 4 të arrestuarve nga policia në mënyrë kriminale me urdhër politik me të vetmin faj, sepse mbrojtës qytetarët nga gazi djegës që iu hodhën në fytyrë nag dhuna policore.

Sot Gjykata ka konstatuar se arrestimet janë bërë mbi bazën e kallëzimeve të rreme të policisë që është një fakt tjetër që tregon sesa politike është kjo polici, sa e paligjshme është çdo veprim i saj. Në mënyrë të paligjshme kanë ndërtuar një skenar provash fallco dhe deklarata fallcosh të policisë vetëm e vetëm për të zbatuar urdhrin politikë të Edi Ramës për të çuar në burg Klevis Balliun, një nga përfaqësuesit e lartë të opozitës, ish deputetit i Qarkut të Korçës duke iu gjendur banorëve të unazës të cilët protestojnë për mbrojtjen e shtëpive të tyre nga korrupsioni i Edi Ramës. Asnjë prej atyre të përfshirë në korrupsion as nuk janë thirrur për tu pyetur e jo më të burgoset, ndërkohë që burgoset politika me prova politike.

Por sot Klevis Balliu është i lirë, të lirë janë edhe protestuesit e tjerë të arrestuar, mesazhi është i qartë nuk ka forcë të ndalojë qytetarët të protestojnë për liritë dhe të drejtat e tyre, nuk ka forcë të ndalë këtë vërshim popullor kundër të keqes që po e has në çdo cep të Shqipërisë, në çdo kilometër të udhëtimit tim, jo vetëm aty ku pritem në mënyrë prekëse, madhështore, por edhe aty ku njerëzit shkëmbehemi me makina, shoh që ka një shpërthim shprese, një shpërthim besimi tek e nesërmja që presim dhe dëshirojmë të gjithë. Ndaj le të ndjekim këtë stafetë në hyrje të Tepelenës dhe më tej në Memaliaj, Këlcyrë dhe Gjirokastër”-tha Basha./balkanweb/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme