Kreu i PD, Lulzim Basha ka vizituar një pensioniste të moshuar në Lezhë e cila ishte e revoltuar me qeverisjen aktuale dhe kryeministrin Edi Rama.
Flora Gjoni i tregoi Bashës se pensioni 20 mijë lekë nuk i del dhe se ilaçet ja sigurojnë fëmijët nga Italia.
Sa i përket kryeministrit Rama, Gjoni u lut ‘’ O zot, ishalla e heq zoti për 24 orë’’. Madje ajo kërkoi që populli shqiptar të dalë kundër tij e ta heqë qafe.
Lideri i opozitës e siguroi pensionisten se ‘’Do dalim, e do ta shporrim të jesh e sigurtë. Do ta heqim qafe.’’
STATUSI NGA LULZIM BASHA
Pensionistët janë lënë krejtësisht në baltë nga qeveria e Edi Ramës. Në mes të pandemisë, ata nuk po marrin asnjë ndihmë ekonomike, ilaçet nuk po u rimbursohen.
Vizitova sot në Lezhë zonjën Flora Gjoni. Pensioni i saj është krejt qesharak për të përballuar jetesën me të. Qeveria e Ramës ka dhënë ndihmën më të vogël në Ballkan për qytetarët e saj që nga fillimi i pandemisë.
Kosto e jetesës në Shqipëri vazhdon të rritet. Çmimet e ushqimeve janë rritur me 6.6%. Çmimet e transportit janë rritur me 3.4%.
Qytetarët shqiptarë meritojnë më shumë. Qytetarët e Shqipërisë meritojnë një qeveri që kujdeset për njerëzit, jo për vete.
Boll më! Shqiptarët nuk mund të durojnë një mandat të tretë të Edi Ramës. Qytetarët shqiptarë nuk duan dështime të tjera.
Është koha për ta ndryshuar Shqipërinë dhe për të sjellë shpresë të re për shqiptarët./ina/
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet