Google ADS

Basha: Shqipëria, vendi që u jep më pak ndihmë ekonomike qytetarëve të saj

11:18 | 17 Nëntor 2020
A. B.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzon kryeministrin Edi Rama se ka shkatërruar ekonominë gjatë këtyre 7 viteve.

Duke iu referuar studimit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Basha shprehet se ekonomia e Shqipërisë është në kolaps.

Lideri demokrat premtoi se PD do të sjellë shpresë tek qytetarët shqiptarë.

“Ndërsa Rama merret vetëm me trillime dhe gënjeshtra kundër meje, ekonomia jonë është në kolaps. Studimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar tregon se Shqipëria është ekonomia më pak e kredituar në Ballkan. Për 7 vite me radhë Rama e shkatërroi ekonominë. Kjo është arsyeja pse Rama nuk jep ndihmë financiare për familjet që vuajnë nga kriza. Shqipëria është vendi që u jep më pak ndihmë ekonomike qytetarëve të saj! Ne do ta ndryshojmë këtë. Ne do ndihmojmë të gjithë qytetarët, biznesin, të vetëpunësuarit, dhe do të sigurojmë ndihmë financiare për çdo familje. Bashkë do sjellim shpresë të re për Shqipërinë!”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme