Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e barazoi qeverisjen e Edi Ramës me atë të Koresë së Veriut përsa u përket investimeve të huaja.
“Asnjë investim të huaj nuk ka sjellë Rama në Shqipëri në gjashtë vjet. Shqipëria dhe Koreja e Veriut janë dy vendet pa asnjë investim të ri të huaj në 6 vitet e fundit”- tha Basha në Gramsh, ku u takua me strukturat drejtuese të Partisë Demokratike.
Kreu i opozitës argumentoi pse Rama ka ndjekur një politikë armiqësore ndaj investimeve të huaja në këto 6 vjet.
“Dy investimet e fundit të huaja janë Devolli dhe TAP, s’ka më investime të tjera. Të dyja janë kontraktuar në kohën e qeverisjes tonë. Nuk ka më asnjë investim të huaj, i ka përzënë. Pse i ka përzënë? Për të mbrojtur klientët e tij Edi Rama përzuri investitorët e huaj dhe i zëvendësoi me klientët e tij.”- tha Basha, duke vënë në dukje se pa investime të huaja, nuk ka as zhvillim, as vende të reja oune, as mirëqenie. “Me investime të huaja ka konkurencë. Po të ketë investime të huaja, nuk shkon dot 15-fish çmimi i autostradës. Po të ketë investime të huaja nuk grabitet dot haptazi në mes të ditës. Investimet e huaja përbëjnë kërcënim për hajdutët dhe sistemin e hajdutërisë që ka ndërtuar Edi Rama”- u shpreh Basha.
Duke vënë në dukje se Shqipëria nuk paraqiti asnjë projekt infrastrukturor për financim nga Bashkimi Europian në Samitin e Poznanit, kreu i Opozitës tha se qëllimi i vetëm i kësaj politike ëdjtë grabitja.
“Për hajdutin psiqik nuk është prioritet të marrë financime nga projektet europiane. Ai preferon më mirë t’i nxjerrë paratë nga buxheti i taksave tuaja dhe t’i vjedhë me 2, 3, 5, 10 e 15 fish vlerën e preventivit. Në këtë mënyrë ai, familjarët e tij dhe një grusht njerëzish kanë krijuar pasuri marramendëse” – theksoi Basha, i cili u shpreh se kostoja e grabitjes së qeverisë ka rënduar mbi qytetarët shqiptarë, e gjithë kjo kosto ka rënduar mbi qytetarët.
“Kur ka qenë gjendja ekonomike kaq e keqe?! Kur ka qenë papunësia kaq e lartë?! Kur ka qenë kostoja e jetesës kaq e papërballueshme?! Kur kanë paguar shqiptarët çmimin kaq të lartë të energjisë, ndërkohë që të ardhurat e tyre janë më të ulëtat e rajonit dhe çmimet janë më të larta të Europës “- u shpreh Basha më tej.
Kryetari i PD-së shprehu vendosmërinë për t’iu përgjigjur thirrjes së shqiptarëve për ndryshim më 30 qershor.
“Partia Demokratike e Shqipërisë do të lidhë një kontratë besimi me të gjitha grupet e interesit, njësoj si me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, konkrete, të zbatueshme, ku do të detajohen ato që ne marrim përsipër të bëjmë nesër, në qeveri”- deklaroi Basha./oranews
Kurti për Aeroportin e Prishtinës: Gjatë këtij viti është dy...
Reduktime deri në 12 orë, kush është fajtori për mungesën e ...
Të paktën 69 të vdekur pasi një varkë u fundos në ujërat e M...
Rama takon mulla Hetem Sopjanin, shpreh falënderim për kontr...
Telekomi i Kosovës 2024: Rritje dhe stabilitet financiar për...
VV-ja ankohet në Supreme ndaj vendimit të PZAP-së për Listën...