Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, takimet në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 25 prillit i vazhdoi në qytetin e Korçës.
Duke i falënderuar korçarët për mbështetjen, Basha tha se shqiptarët nuk po presin ndryshimin, por i prinë këtij ndryshimi.
Ai tha se shqiptarët kanë kaluar tetë vite të vështira nën qeverisjen e Ramës por u shpreh se po vjen një ndryshim rrënjësor që të gjithë po e presin prej kohësh.
“Ndonëse po lëmë pas 8 vite të mbushura me vuajtje, kurrë nuk kam gjetur kaq shumë gëzim në zemrat e korçarëve, në hyrje të Pogradecit tek fytyrat e rinisë që kishte dalë të më presë në hyrje të Korçës, tek njerëzit që ecnin nëpër rrugë, tek qytetarët në urban, me autobus, anembanë e ndjej shpresën tuaj, ndryshimin që po vjen. E di që e keni ndrydhur brenda zemrës dëshirën për ditën që po afron dhe njësoj si dielli nuk do të mbahet më edhe ju nuk e përmbani dot më dëshirën për ndryshim. Për një ndryshim rrënjësor që Korça dhe korçarët e presin prej kohësh, një ndryshim që do t’ju rikthej dinjitetin ju simbole të qytetarisë e të krenarisë tonë kombëtare”, deklaroi Basha.
Basha u ndal në vendin e quajtur Lëndinën e Lotëve, e cila njihet si udhëkryq rrugësh që niseshin historikisht korçarët apo qiraxhinjtë drejtë kurbetit. Ai gjithashtu ka ndezur një qiri në homazh të emigrantëve dhe u dha lule disa grave dhe vajzave.
Basha më pas zhvilloi edhe një bisedë me të rinj studentë të Korçës. Ai akuzoi kryeministri Rama se nuk ka investuar sa duhet në Korçë.
“Këto 8 vite Korça njësoj si gjithë Shqipëria mbeti në vendnumëro. Mbeti vend numëro sepse çdo kush e bëri detyrën e vetë në këto kohë të vështira, prindi ndaj fëmijës, ju të rinjtë ndaj familjes dhe ndaj investimeve që ata kanë bërë te ju. Me përjashtim të dikujt qeveris dhe kryeministrit në ikje i cili Korçën e ka përdorur dhe e përdorë vetëm si resortin e fundjavës, por nuk është kujtuar ti japë Universitetit të Korçës fondet e mjaftueshme, ta lidhë atë fuqishëm me rrjetet evropiane të arsimit të lartë. T’ju japë studentëve që studiojnë këtu, korçar dhe nga gjithë Shqipëria veglat me të cilat të ndërtojnë një jetë të mirë dhe më dinjitet e mos t’ju shkojë mendja të largohen”, tha Basha.
Kreu i PD-së premtoi se me fitoren e tij Korça do të rimarrë vendin që i takon, vendin me të cilin krenohet një Shqipëri e tërë duke investuar në arsim dhe ekonomi.
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...